Kandidati i opozitës shqiptare për president në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se krahas votave të elektoratit shqiptar pret mbështetjen edhe nga komunitetet e tjera etnike dhe se mundësitë për të kaluar në balotazh janë reale.
Megjithatë, ai thekson nevojën e zgjedhjes së presidentit në parlament. Zoti Taravari, një nga dy garuesit shqiptarë për zgjedhjet e 24 prillit, thotë se burim i krizave në Maqedoninë e Veriut është Kushtetuta e vendit, e cila, sipas tij, duhet ndryshuar. Ai thotë se rruga e integrimi evropian është alternativa e vetme për Maqedoninë e Veriut.
Zëri i Amerikës: Zoti Taravari, çfarë ju shtyri të kandidoni për president të Maqedonisë së Veriut dhe çka do t’i ofroni elektoratit?
Arben Taravari: Kemi bërë disa analiza me partnerët e koalicitonit të opozitës shqiptare, e cila quhet VLEN dhe na rezultonte se ka gjasa reale që një shqiptar të kalojë në raundin e dytë, për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut. Duke konstatuar se me disa kandidatura që i analizuam me anketa mund të fitohen edhe vota të kombësive të tjera, që jetojnë në Maqedoni, në përkrahje të kandidaturës time, do të shohim nëse do të mund t’i thyejmë barrierat që “një maqedonas nuk mund të votojë një shqiptar”.
Gjërat kryesore të cilat për të cilat do të flasim janë hapja e Kushtetutës dhe unë mendoj se burim i krizës në Maqedoni është Kushtetuta, e cila u votua në fillim të viteve të ‘90 vetëm me mbështetjen e votuesve maqedonas, po gjithashtu ta shfrytëzojmë rastin të heqim përdorimin e “20%” prej gjuhës shqipe; pastaj zgjedhjen e presidentit./VOA
Lexo KËTU shkrimin e plotë