-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Jemi në vijën e parë të frontit”, ky është fshati më i bombarduar në Ukrainë

Kryesoret

Fshati Luç, i vendosur në kufirin midis rajoneve Mykolaiv dhe Kherson, është bombardur nga forcat ruse që nga dita e parë e luftës.

“Ndodhemi në vijën e parë të frontit dhe ndaj kemi qenë objektiv i bombardimeve të rënda. Fillimisht ishte e frikshme, tani situata është qetësuar disi, por jo plotësisht”, thotë , Iryna banore e fshatit Luç.

Para 24 shkurtit, në jetonin fshat rreth 1,000 persona , tani kanë mbetur vetëm 38.

Iryna, një banore vendase, thotë se dy raketa ruse ranë vetëm disa hapa larg ndërtesës së saj. Ajo nuk mund të hyjë në apartamentin e saj sepse hyrja e ndërtesës është e mbushur me rrënoja, ndaj jeton në bodrum.

“Një herë, raketa goditi çatinë. Një herë tjetër ra në katin e pestë. Dëmtoi katin e pestë, të katërt dhe në fund ra në të tretin, në ballkon. Njerëzit thonë se nuk ka shpërthyer, por unë nuk e di. Mundohem të mos afrohem shumë. Jam e frikësuar”, thotë ajo.

Ky fshat është qëlluar me artileri nga pjesa e pushtuar nga rusët, e rajonit të Khersonit, pothuajse çdo ditë që nga fillimi i luftës. Sot në fshat nuk ka asnjë ndërtesë të paprekur./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit