Qarku i Shkodrës është më i prekuri nga reshjet e dendura të shiut dhe përmbytjet. Deri tani bilanci është tragjik. Dy të vdekur, mijëra hektarë tokë e përmbytur, dhjetëra familje që janë evakuuar. “5Pyetjet.al” sjell pamjet me dron që tregojnë gjendjen reale në Shkodër.
Situata si pas bashkisë Shkodër
Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 21.11.2022,ora 10.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
- Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 10.00,shënon kuotën 7.58 m.(Kuota max 8.70 m).
- Hidrometri i lumit Drin në orën 10.00,shënon kuotën 7.60m. (Kuota max 7.50 m).
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 2405Ha
Nj.A. Ana e Malit
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
- Rruga e Obotit – Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 70 cm.
- Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 140 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.
- Rruga që lidh fshatrat Pentar- Ças ka prezence uji.
- Buna ka deportuar në Urrelat e Shirqit
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 165 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.
Nj. A. Guri i Zi
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 500 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.
Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 600 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme,Berdice e Mesme, Beltoje.
Familje të evakuara:
Janë 32 familje të evakuara, gjithsej 139 përsona, kryesisht nga Njësitë Administrative :
Nj. Administrative Guri I Zi, 15 familje (57 përsona)
Nj. Administrative Bërdicë, 12 familje (50 përsona)
Lagja Nr.4, 3 familje (7 përsona)
Lagja nr. 1, 2 familje ( 7 përsona)
Të akomoduar në konvikt 2 familje ( 7 përsona), ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit .
Shtëpi me prezencë uji në oborre dhe në brendësi të banesave gjithsej 590 banesa:
- Guri I Zi 250 banesa
- Bërdicë 210 banesa, nga kto 40 ne biznese
- Lagja Nr.4, 30 banesa
- Lagja nr. 1, 100 banesa
Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.