Xhuljan Sejdini është arrestuar ditën e sotme nga policia pasi lëvizte me armë zjarri me vete.
Gjatë kontrollit në çantën e tij, policia i gjeti një armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak. Ato u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 19-vjeçari akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.
Sipas njoftimit të policisë 19-vjeçari nuk është emër i panjohur për policisë ai kishte vetëm tre javë që kishte përfunduar dënimin për plagosje.
Në vitin 2020, ai kishte plagosur rëndë, një bashkëmoshatar të tij.