Pas reshjeve të dendura të shiut vendi po mbulohet nga dëbora. Mëngjesin e kësaj të marte malet në Kukës dhe Tropojë janë zbardhur nga dëbora.
Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Ka pasur rënie inertesh dhe gurësh si dhe bllokime të kanaleve shkarkuese.
Bashkia Tropojë deklaron se po punon për hapjen e rrugëve të dëmtuara, apo aty ku ka pasur rrëshqitje dherash.