-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku për BBC: Shqiptarët marrin gomonet prej korrupsionit dhe varfërisë

Kryesoret

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku në një intervistë për BBC në lidhje me emigrimin është shprehur varfëria i shtyn të rinjtë shqiptar të largohen.

Ata besojnë se sistemi në vendin tonë nuk është i drejtë. Meritokracia nuk ekziston, u shpreh Tabaku.

Ndërsa theksoi se “është shumë e vështirë të kemi mobilitet social. Nëse ke lindur i varfër në Shqipëri mbetesh i tillë pavarësisht se sa shumë punon.”

Më tej ajo theksoi se një nga shkaqet kryesore është edhe korrupsioni që ka prodhuar një sërë problemesh të tjera si mungesën e oportuniteteve.

Ne, si politikanë, duhet ta pranojmë se kjo është e lidhur me korrupsionin e madh dhe sidomos në veri të vendi është e lidhur me mungesën e oportuniteteve. Dhe kjo është diçka që i takon qeverisë ta adresojë.

E pyetur më tej se kush janë shkaqet e tjera që detyrojnë shqiptarët të përdorin rrugët ilegale drejt Mbretërisë së Bashkuar, ajo theksoi se përtej mungesës së sundimit të ligjit, mos zbatimit të ligjit nga policia dhe rojet kufitare në vendin tonë një arsye është dhe vështirësitë që hasin qytetarët për të fituar të drejtën e punësimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Duhet të kemi një sistem brenda kornizave ligjore ashtu që këta persona mos të detyrohen të largohen në këtë mënyrë. Duhet të kemi një procedurë më të përshpejtuar më Mbretërinë e Bashkuar, siç fjala vjen kemi me vendet e BE-së.” U shpreh Tabaku ndërsa theksoi se e kupton fare mirë se si ndjehen sot emigrantët shqiptarë që janë mirëintegruar në Britani duke kontribuar në jetën sociale të Mbretërisë së Bashkuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit