Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të shumta për projektin e Portit të Durrësit.
Deputeti i PD-së Agron Shehaj ka shtruar disa pyetje në lidhje me projektin të cilave me tone të ashpëra i është përgjigjur ministria Ibrahimaj.
Agron Shehaj: Pyetja e parë ka lidhje me kompaninë, e cila ka 5 vite që invston. Për kë Eagle Hills e ka fjalën ministrja? Si i ka bërë investimet në kaq vite kur ka vetëm 1 vit që është krijuar. U përmend dhe Eagle Hills në Serbi, po nuk ka lidhje me atë që është bërë në Tiranë. Pyetja tjetër ka të bëjë me….
Kush janë pronarët e kompanisë? Në radhë të parë nuk e dimë kush janë dhe cfarë xhiro vjetore kanë?
Pyetja tjetër: Këtu asnjë nuk e bën bilancin, nuk thuhet se as kush janë pronarët. Shqipëria ka më shumë transparencë se Emiratet Arabe, të jetë kjo arsyeja se përse e keni zgjedhur? Po
Delina Ibrahimaj: Është për të ardhur keq që ju mbushni publikun me gënjeshtra. Ky projekt është madhor. Pyetja e parë ka të bëjë me Alabar, unë i qëndroj asaj që thashë, ky investitor nëpërmjet kompanive të tij në 5 vitet e fundit ka bërë investime masive në fushën e turizmit, është i njëjti investitor që vjen… më tregoni ku gënjej?
Kompania është një seksion konfidencial i kontratës për të shtuar sigurinë në projekt, ju i referoheni materialeve të bërë publike. Ju thoni kryeministri ka gënjyer? Si nuk ju vjen turp?