-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Goli i Embolo i dhuron 3 pikë Zvicrës

Kryesoret

Ka përfunduar me një fitore 1-0 për Zvicrën, ndeshja e parë e grupit G me Kamerunit.

Goli i minutës se 48 nga Breel Embolo i dha 3 pikëshin e parë skuadrës zvicerane.

Embolo refuzoi të festonte golin në respekt të origjinës së tij kamerunase kur përfundoi një sulm të shkëlqyeshëm në minutat e para të pjesës së dytë.

Ai tha para ndeshjes se ishte një rast shumë i veçantë për të luajtur kundër Kamerunit dhe kur shënoi, ngriti krahët me respekt dhe mbylli sytë.

Luanët e Paepur humbën pas një paraqitjeje iniciative në stadiumin Al Janoub në Katar.

Zviceranët patën raste për të rritur epërsinë, vetëm se Andre Onana shpëtoi në mënyrë të shkëlqyer një goditje nga Ruben Vargas.

Trajneri I Zvicrës, Murat Yakin u shpreh se pret që ata të arrijnë rikthimin e tyre më të mirë në një Kupë Botërore.

Ndeshja e ardhshme e Kamerunit është kundër Serbisë dhe do të jetë thelbësore nëse do të kenë ndonjë shans për t’u bërë skuadra e parë e Kamerunit që përparon përtej fazës së grupeve që nga viti 1990.

Për Zvicrën, fitorja u jep atyre hapësirë ​​​​për frymëmarrje përpara ndeshjes të hënën kundër favoritit të grupit, Brazilit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit