Bianka Dervishi është një vajzë shqiptare e cila u bë e famshme në rrjetin social Tik Tok për profesionin e saj si kamioniste.
Prej 16 vitesh ajo ka emigruar dhe jeton në Itali, ku ka vendosur që të punojë si kamioniste.
Bianka ka hequr dorë nga profesioni i saj si parukiere për t’u përkushtuar plotësisht pasionit të saj.
Ajo shpesh është komentuar dhe është vënë në qendër të vëmendjes për faktin se është e para femër kamioniste.
Ajo gjithashtu shtoi se ka takuar njerëz të cilët e ndjekin në Tik Tok.
Sipas saj takimi me njerëz të cilët e njohin përmes ekranit të telefonit është një emocion më vete.
Rastet kur njerëzit e njohin kanë ndodhur më shumë në Itali.