-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jessie J kujton “engjëllin” që humbi para një viti

Kryesoret

Një vit më parë këngëtarja Jessie J njoftoi se humbi fëmijën e saj gjatë shtatzanisë.

Edhe pse pas një viti, 34-vjeçare nuk e ka kaluar plotësisht dhimbjen që i shkaktoi humbja e fëmijës.

Në një story në Instagram ajo u shpreh se edhe pse ka kaluar kohë humbja ende dhemb.

Ajo njoftoi se kishte humbur fëmijës së saj në nëntor të vitit 2021, pak orë përpara se të performonte në një koncert në Los Angeles.

Postimi i plotë i këngëtares:

Sot, një vit më parë më thanë se fëmija im nuk kishte më rrahje zemre. Edhe pse mund ta tregoj historinë tani pa qarë, ende po zbuloj të gjitha gjërat pozitive që më dha kjo përvojë. Forcë, mençuri, ndjeshmëri dhe mirënjohje.

Ende dhemb dhe gjithë ditën mendoj vetëm për të gjitha gratë, burrat dhe familjet që kanë kaluar të njëjtën gjë dhe se sa të fortë janë ata. Pikëllimi është një udhëtim kaq i çuditshëm dhe personal. Koha ndihmon, por kjo gjë nuk zbehet kurrë.

Të dërgojmë dashuri dhe forcë në zemrën e kujtdo që po kalon ose e ka kaluar këtë. Dhe ëngjëllit tim të vogël. Të ndjej kudo. Sidomos sot.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit