Qytetarët e Kosovës po votojnë sot për të zgjedhur përbërjen e re të Kuvendit, në zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajve. Procesi zgjedhor zhvillohet pas krizave të njëpasnjëshme institucionale që kanë sjellë rikthimin e vendit në votime të parakohshme.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 17:00 kanë votuar 8.33% e qytetarëve me të drejtë vote, ose 163 mijë e 329 persona. Kjo shifër është më e ulët krahasuar me zgjedhjet e mbajtura në dhjetor 2025, kur në të njëjtën orë pjesëmarrja ishte 8.64%.
Zgjedhjet e sotme vijnë pas dështimeve të forcave politike për të zgjidhur ngërçin institucional dhe për të formuar një qeveri stabile, duke e kthyer vendin sërish në kutitë e votimit.









