-sidi education-spot_img
17.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detaje të reja nga plagosja në Vlorë/ I riu qëllohet në këmbë teksa hynte në makinë

Kryesoret

Detaje të reja dalin nga plagosja me armë zjarri e ndodhur në zonën e rrugës Transballkanike, në lagjen “Pavarësia 3” në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës dhe ka vënë në lëvizje policinë dhe grupin hetimor.

Sipas informacioneve paraprake, një i ri rreth 30 vjeç, K. Lazaj, është sulmuar në momentin që po i afrohej automjetit të tij, pasi kishte dalë nga një lokal në zonë.

Ai është afruar nga një person që e priste me motor. Pas një komunikimi të shkurtër mes tyre, autori ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar në këmbë.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori është larguar nga vendngjarja me motor dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e tij.

Policia ka rrethuar zonën dhe po mbledh prova në vendngjarje, ndërsa po shqyrtohen edhe kamerat e sigurisë dhe dëshmitë e personave që ndodheshin pranë momentit të ngjarjes.

Plagosje me armë zjarri dyshohet në Vlorë, një person dërgohet në spital

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit