Kreu i SPAK, Arben Kraja dhe prokurori i çështjes Adnan Xholi dolën në një konferencë për mediat duke dhënë më shumë informacion lidhur me ngarkesën prej 430 kg kokainë me vlerë 40 mln euro që u kap mbrëmë në Fier.
“Që në fund të korrikut kemi regjistruar procedimin pas informacionit të dërguar nga policia. procedimi është hetuar me SPAK dhe BKH-në, partnerët dhe autoritetet malazeze. Në maj në Kolumbi ishte ngarkuar pleh për në Pire, tranzit në Mal të Zi nga një shqiptar. U bë dorëzimi i kontrolluar.
Porositësi i mallit ishte shqiptar që kishte hapur aktivitet në Shqipëri për importin e plehut dhe mallrave të tjerë. Pasi u dërgua sasia e plehut në shtator në territorin shqiptar.
Zhvendosja ishte në disa qytete në Shqipëri, deri kur u bë kontrolli i kësaj sasie në Frakull të Fierit. U pa e udhës që të mos ndalej vetëm te personi që kishte bërë porositjen, por edhe financuesit dhe të gjithë të interesuarit.
Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën për 11 arrestime dhe 14 kontrolle. Policia ekzekutoi 10 arrestime dhe të gjitha kontrollet. Janë sekuestruar 15 mijë euro, 6 armë zjarri, 108 fishekë, 5 makina, 2 laptopë dhe 20 paketa me pleh që brenda ka kokainë prej 430 kg, 40 milionë euro” tha Adnan Xholi.