-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“300 deri 500 mijë lekë për t’i liruar”/ Arrestimi i 2 efektivëve ‘skifterë’, reagon Policia e Tiranës: Kanë marrë para me forcë!

Kryesoret

Policia e Tiranës ka reaguar pas arrestimit të dy uniformave blu, të cilët dyshohet se kanë vjedhur me dhunë të rinjtë në zonën e Liqenit në Tiranës. Bëhet fjalë për policin e patrullës së Komisariatit nr.1, Serxhio Cani 23 vjeç dhe policin bashkiak, Sajmir Muzikanti, 39 vjeç.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se:

“këta shtetas dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash, shtetasve F. V., dhe F. D., në zonën e liqenit artificial, të cilët kanë depozituar kallëzim në Komisariat.”

EMRAT/ Ndalonin të rinjtë me cigare hashashi dhe u merrnin lekët me dhunë, arrestohen 2 policë në Tiranë, njëri prej tyre i bashkisë

Policia njofton se janë dokumentuar 3 raste grabitjeje. Dy efektivët pasi ndalonin të rinjtë u kërkonin shuma parash, 20-30 dhe deri në 50 mijë lekë të reja. Pas punës hetimore të kryer është bërë e mundur dhe zbardhja e ngjarjes dhe vënia në pranga e 2 shtetasve të mësipërm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit