-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Afati për dialogun Kosovë-Serbi, optimizëm për marrëveshje vitin e ardhshëm

Kryesoret

Insistimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të afatizohet marrëveshja me Serbinë deri në mars të vitit 2023 ka sjell optimizëm për arritjen e ujdisë për normalizim të marrëdhënieve vitin e ardhshëm.

Marrëveshja për targa, sipas njohësve të zhvillimeve politike, pritet të dinamizojë procesin e dialogut. Ata thonë se nëse ka vullnet dhe investim të aleatëve ndërkombëtarë mund të ketë lëvizje konkrete. Megjithatë, theksohet se dialogu është i brishtë dhe në çdo moment mund të bllokohet, pasi Serbia në thelb nuk po pranon ta njohë Kosovën.

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, thotë  se në kuadër të dialogut duhet të tejkalohen mosmarrëveshjet teknike dhe të fokusohet tek ujdia finale.

“Problemi me targat e dëshmoi se sa i brishtë është i gjithë procesi i dialogut. Unë mendoj se edhe bashkësia ndërkombëtare do të punojë shumë që t’i parandalojë rastet e tilla në të ardhmen. Këto veç sa humbin kohë dhe energji nga synimi kryesor, i cili është arritja e marrëveshjes finale. ”, thotë ai.

Optimist se mund të ketë lëvizje pozitive për arritjen e marrëveshjes vitin e ardhshëm është, Gazmir Raci, ish-këshilltar i kryenegociatores së Kosovës për dialog, Edita Tahiri.

“Është shumë e rëndësishme që këtë dialog të përmbyllim brenda vitit të ardhshëm dhe ashtu ka qenë premtim i presidentit Biden se kjo çështje duhet të përmbyllet në mandatin e tyre”, thekson ai.

Në anën tjetër, Arbër Fetahu nga GLPS, thotë se ka potencial për dinamizim të procesit të dialogut, megjithatë thekson se gjithmonë ekziston mundësia për prolongim të procesit.

“Ka potencial për dinamizim, shtuar këtu edhe insistimin e ShBA-së që ky proces të vazhdojë me negociata intensive deri në arritjen e një marrëveshje… Pres një fillim të negociatave me një model ndryshe, një pikë të rendit ndryshe, i cili është normalizimi i marrëdhënieve të dy vendeve me një plan në tavolinë…”, thotë Fetahu./kp

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit