Edhe këtë të enjte do të mbahet protesta e 26 e radhës kundra qeverisë, ku kërkohet dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe gjithë qeverisë së tij.
Protestuesit do të mblidhen sërish në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej” ku më pas do të marshojnë drejt Kryeminstrisëm, aty ku edhe do të mbahen fjalimet antiqeveritare.
Ndërkohë ditën e djeshme protestuesit janë shprehur se nuk i ndalon asgjë deri në rrëzimin e kësaj qeveri dhe klase të vjetër politike.









