Viktor Çervanaku, Zenel Çervanaku, Denilson Çervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni, Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona janë shoqëruar në gjykatë nën masa të rrepta sigurie.
Gjykata e Posaçme do të vendos për 10 të arrestuarit e kokainë në Fier masën e sigurisë.
Pritet që ata të bëjnë deklarimet e tyre para gjykatës, por nga ana tjetër, gjykata disponon një sërë përgjimesh që vërteton rolin e të akuzuarve.
SPAK ka bërë me dije se sasia e kokainës e cila dyshohet se ishte përzier në 24 tonë pleh kimik mund të arrijë e vlerën e saj në treg në 40 milion euro.