-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot tre vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit që mori 51 jetë njerëzish!

Kryesoret

Kjo e shtunë shënon 3-vjetorin e tërmetit tragjik të ndodhur më 26 nëntor 2019, ku si pasojë humbën jetën 51 persona dhe u plagosën mbi 1000 të tjerë.

Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave duke lënë pa strehë shumë familje kryesisht në Thumanë dhe në disa zona të Durrësit.

Mëngjesi i 26 nëntorit ku vendi u trondit nga një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës rihter la një plage të pashërueshme për familjet dhe të afërmit e 51 viktimave të tij.

Qindra të plagosur la pas ajo dridhje e fuqishme e tokës, kryesisht  ne Durrës, Kurbin, Tiranë e Lezhë. Shembje pallatesh, shtëpish, shkolla e institucione të tjera.

Thirrjet dëshpëruese të familjareve qe të afërmit i kishin nën rrënoja,  sirenat e autoambulancave, policisë, zjarrfikësve, ushtrisë, ushtonin ngado.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit