Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Mynevere Karabollaj (Vera), bashkë me të dashurin e saj 23-vjeçarin Flonino Merkuri.
Ajo u vra nga ish-partneri i saj dhe prokuroria ka ngritur skemën e krimit.
Viron Karabollaj, ish-burri i Verës, dyshohet se fillimisht ka qëlluar në kokë ish-bashkëshorten dhe më pas ka sulmuar me dhunë partnerin e ri, Flonino Merkuri , duke e goditur vazhdimisht me thikë dhe më pas e ka ndjekur deri në garazhin e shtëpisë.
I riu ka tentuar më kot të ikë për të shpëtuar nga sulmi brutal.
Në këtë pikë 41-vjeaçri me kombësi shqiptare do të ishte kthyer lart për të vrarë vrarë Vera Myrtaj me thike. Autopsia numëroi gjithsej dhjetë goditje, nga të cilat ata që arritën në zemrën dhe mushkëritë e 37-vjeçares ishin fatale. Përkundrazi, goditjet e marra nga Merkuri ishin 55 dhe arritën në pjesë të ndryshme jetike, duke e vrarë në vend 23-vjeçar.
Karabollaj kishte sjellë me vete pistoletën që përdori për të qëlluar ish-bashkëshorten e tij. Plumbi që e ka goditur 37-vjeçaren në kokë, në nivelin e syve, në fakt nuk i ka shkaktuar vdekjen dhe për këtë Karabollaj i është dashur t’i shkaktojë plagë me thikë në trupin e gruas.
Në mënyrë të pabesueshme, asnjë nga fqinjët nuk dëgjoi zhurmë: as të shtënat dhe as britmat e viktimave. Të vetmet klithma që u dëgjuan dhe u raportuan në hetues ishin ato të vajzës së Verës, e cila duke u kthyer në shtëpi në mbrëmje, zbuloi trupin e Floninos në garazh.