Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi e ka vendosur në ballë të objektit të komunës flamurin kombëtar.
Në përvjetorin e 110-të të pavarësisë, Arifi vendosi të mos e marrë në konsideratë ligjin e Serbisë që e ndalon me ligj këtë veprim.
“Plot krenari e nder, festojmë për ty Shqipëri! Sot, në Preshevë valon Flamuri më i bukur në botë. Gëzuar 110 vjet Pavarësi!”, ka shkruar Arifi.