Takimi i kandidatëve për Primaret, ditën e sotme të zhvilluar në degën lokale të PD, në Kurbin ka pasur tensione. Konflikti është zhvilluar mes nënkryetarit Kastriot Marku dhe një anëtari të PD.
Në një reagim, polica ka bërë me dije se autori është shpallur në kërkim. Mësohet se si pasojë e konfliktit mes tyre, anëtari i PD, Van Rica, ka qëlluar në ajër me armë zjarri edhe është larguar.
‘Kërcet’ arma në takimin e Rithemelimit në Laç, konflikti ‘brenda për brenda’ degradon në të shtëna!
Mësohet se në këtë qyet ka pasur një takim të kandidatëve të Primareve dhe Kryesisë, por palët duket se nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe mes tyre ka nisur një konflikt.
Në këtë moment, njëri prej tyre, që nuk dihet se kujt krahu brenda PD i përket, ka nxjerrë armën dhe ka shtënë në ajër, duke krijuar panik mes pjesëmarrësve, por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes për nisjen e hetimeve dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje.