Një aksident i rëndë ka ndodhur në Marola të Italisë mbrëmjen e djeshme dhe si pasojë kanë ngelur të plagosur rëndë një çift shqiptar.
Sipas mediave italiane makina e tipit “Audi”, e cila drejtohej nga shqiptarët kishte përplasur edhe 2 makina të tjera ku për pasojë 3 persona kanë marrë lëndime të lehta.
Sipas policisë mendohet se çifti po udhëtonin me shpejtësi të lartë.
Makina e shqiptarëve është shkatërruar e gjitha në pjesën para nga përplasjet e marra, një shkak i cili ka plagosur rëndë shqiptarët.
Menjëherë pas aksidentit ka arritur në vendngjarje policia dhe urgjenca.
Ata kanë bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurve nga makina dhe i kanë dërguar në spital.
Policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti.