-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Ka emisarë të Ramës që shëtisin nëpër parlamente me çanta me para, do t’ua nxjerr edhe emrin!

Kryesoret

Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se ka emisarë të Ramës, që shëtisin nëpër parlamente dhe zyra me çanta me para, me qëllim për të korruptuar zyrtare ndërkombëtare.

Ish-kryeministri tha se këta kanë emër dhe mbiemër dhe se do ti bëjë publike, ndërsa sërish bëri thirrje për të dalë në protesta.

Berisha tha gjithashtu se gjatë gjithë kohës ka denoncuar bandat në cdo qytet, që sic thotë ai nuk e bën se kërcënohet ai, por kërcënohet jeta e qytetarëve shqiptarë.

Protesta e 6 Dhjetorit/ Berisha u jep porositë e fundit demokratëve: E keni për detyrë të…

“Unë kam një gjë, interesin e shqiptarëve e kam të parin. Më shumë se cdo gjë dua vendin tim. Unë jam para jush, ju i keni parasysh rezultatet e luftës kundër krimit 2005-2013, çlirimin e Shqipërisë nga bandat. Ajo ishte një nga faktorët pse u hapën dyert e NATO-s, u hapen dyert e heqjes së vizave. Nuk hiqeshin vizat pa zero tolerancë ndaj bandave.

Unë jam marrë me denoncimet e bandave kudo që janë. Pse e  bëj, jo se më kanë kërcënuar mua, por ju kanë kërcënuar ju, biznesin, gazetarët sepse kanë bërë ligjin. Ai tjetri donte të zgjedhte rektorin. A mund të zgjidhet rektori nga bandat? Tani del një ambasador i korruptuar, pa integritet, pa moral politika dhe njerëzor dhe thotë se ke bashkëpunuar me krimi, me cilin me një njeri që nuk e kam takuar kurrë. Një mbështetës i PD është ai, por ai nuk ka qenë kurrë i takuar me mua apo i komunikuar.

Berisha “skip” Policisë për vendin e protestës: Në 6 dhjetor, mblidhemi te Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’!

A bën ky zotëri një përfaqëson një vend që admiroj, një mbrojtje të krimit të organizuar në Shqipëri? Pse e bën ky? Sepse e kanë korruptuar. Mënyra e të korruptuarit është politike, monetare ose me shtrat. Si mund të ndodhë të akuzosh një njeri që edhe në opozitë ka denoncuar bandat.

Ka emisarë të Ramës që shëtisin nëpër parlamente dhe nëpër zyra me çanta me para. Ata kanë emër dhe mbiemër dhe unë do ua nxjerr emrin dhe mbiemrin.  Ndaj dhe ne duhet të dalim para udhëheqjes evropian për ti treguar se ne nuk jemi të lirë”, theksoi Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit