-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha “skip” Policisë për vendin e protestës: Në 6 dhjetor, mblidhemi te Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’!

Kryesoret

Sali Berisha pasditen e sotme ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë nr.5 në Tiranë. Ai i bëri thirrje të gjithëve që t’i bashkohen protestës së thirrur më 6 dhjetor, datë kur liderët e BE-së do të mblidhen në Tiranë.

Pavarësisht përgjigjes së policisë, e cila nuk i dha leje opozitës për të protestuar përballë kryeministrisë për shkak të perimetrit të sigurisë, Berisha tha se do të mblidhen në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

‘Ne jemi në rrugë dhe shesh për të protestuar kundër Edi Ramës dhe regjimit të tij. Ne dalim më datën 6 për t’i thënë liderëve të Evropës se ky nuk përfaqëson popullin shqiptar dhe se ky është një armik i të gjitha vlerave themelore mbi të cilat janë ndërtuar shoqëritë e lira, armik i votës, kulturës dhe pasurive publike.’, tha Berisha.

Berisha tha se më 6 dhjetor ai që i thotë vetes shqiptar, nuk mund të jetë askund tjetër veçse në protestë kundër Edi Ramës dhe klikës së tij në pushtet.

‘Çdo demokrat dhe demokrate e ka për detyrë më shumë se asnjëherë tjetër të bëjë çdo përpjekje për tu gjetur në orën 12 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.’, vijoi kreu i PD.

Protesta e 6 Dhjetorit/ Berisha u jep porositë e fundit demokratëve: E keni për detyrë të…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit