Rreth 60 minuta ka zgjatur takimi i kreu të Partisë së Lirisë, Ilir Meta me Sali Berishën në selinë blu. Në qendër të bisedës ishte padyshim skenari i protestës së 6 Dhjetorit, ditë kur do të zhvillohet edhe Samiti i BE-së në Tiranë.
Pavarësisht se policia dhe bashkia nuk kanë dhënë leje, Ilir Meta u shpreh i vendosur për të zhvilluar tubimin përpara Kryeministrisë.
“Jemi për Shqipërinë europiane, jo për regjim policor. Në datën 6 përballë përgjegjësit për kapjen shteti dhe minimin e procesit të integrimit europian për vite të tëra.
Sigurinë e Europës e cenon vetëm mafia që përdor shtetin për ta kthyer shqip në një bazë për të gjitha llojet e trafiqeve”, tha Meta për mediat pasi doli nga selia blu.
Shtetrrethim total! Masat ekstreme në 6 Dhjetor nga Rinasi, te bllokimi i unazës