-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moldavia: S’po synojmë të anëtarësohemi në NATO

Kryesoret

Moldavia nuk po synon anëtarësimin në NATO, tha ministri i Jashtëm Nicu Popescu, duke shtuar se neutraliteti i shtetit të tij është pjesë e Kushtetutës së vendit.

Por, Popescu, që foli me gazetarët në margjinat e samitit të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bukuresht më 30 nëntor, tha se neutraliteti i Moldavisë nuk nënkupton vetëizolim, çmilitarizim ose indiferencë ndaj çështjeve botërore.

Ministrat e NATO-s gjatë takimit dyditor u zotuan se do t’i ofrojnë “mbështetje më të fortë” Moldavisë, Gjeorgjisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, shtete këto që sipas sekretarit të Përgjithshëm të aleancës, Jens Stoltenberg, “po përballen me presion nga Rusia” pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

Moldavia, një prej shteteve më të varfra të Evropës, ka pranuar qindra mijëra refugjatë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës dhe po ashtu është prekur nga reduktimet e energjisë për shkak të sulmeve të Moskës ndaj infrastrukturës së energjisë ukrainase.

Popescu tha se hapësira ajrore e Moldavisë është shkelur nga raketat ruse që kanë pasur për cak Ukrainën dhe se raketat ruse madje kanë rënë në territorin moldav.

“Ne jetojmë në një rajon të vështirë, të prekur nga agresioni brutal i Rusisë kundër Ukrainës, një fakt që ka pasoja dramatike për shtetin tonë”, tha Popescu./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit