-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipja më e përdorura pas anglishtes/ Ja aplikacioni që po nxjerr zbuluar “sekretet” e bosëve të mafies!

Kryesoret

Nga torturat dhe vrasjet në Holandë dhe Serbi në një rrjet të paprecedentë korrupsioni në Belgjikë, hetimi i aplikacionit Sky ECC ka hedhur dritë në disa nga zonat më të errëta të Evropës. Sky ECC ishte një aplikacion i sigurt mesazhesh dikur, i vlerësuar nga baronët e krimit të drogës. Por, pasi u godit nga hetuesit në vitin 2021, ka zbuluar mjaft detaje nga këto organizata.

Policia nga Belgjika, Franca dhe Holanda tani po shqyrton një gamë të madhe mesazhesh të dërguara brenda bandave të fshehta të kontrabandës së drogës duke nisur dhe një sërë arrestimesh. Pas anglishtes, gjuha më e zakonshme e përdorur në Sky ECC ishte shqipja, zbuluan hetuesit.

Vitin e kaluar, policia belge, duke gjurmuar atë që tashmë konsiderohej si një operacion i madh kontrabande droge në portin e Detit të Veriut, Antëerp, vuri re një aktivitet të përqendruar në këtë aplikacion.

Ndërsa shumica e figurave të larta të arrestuar deri më tani jetonin në Dubai, Ballkani Perëndimor është dëshmuar gjithashtu një pikë e nxehtë për bandat. Të dhënat nga Sky ECC, të cilat u tregtuan nga firma kanadeze tashmë e zhdukur Sky Global, janë ndarë me autoritetet në 22 vende, duke përfshirë Kolumbinë dhe Brazilin.

Hetuesit që tashmë ishin përballur me “Mocro-Maffia” maroke-holandeze dhe “Ndrangheta Mafia” e Italisë jugore, tani e dinë se kartelet e Amerikës Latine janë implantuar në tokën evropiane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit