-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Pasha këtë fëmijë…’/ Ja fjalët e fundit të 35-vjeçares kosovare, para se të vritej nga burri!

Kryesoret

Prishtina u trondit mbrëmjen e sotme nga vrasja e dyfishtë e nënës së bashku me foshnjën që mbante në bark nga partneri i saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, para Klinikës së Gjinekologjisë, rreth orës 18:00

Sipas burimeve të Klan Kosovës, një grua 35-vjeçare që kishte shkuar për ta lindur foshnjën e saj në Klinikën e Gjinekologjisë, u qëllua me dy plumba nga ish-bashkëshorti i saj.

Viktimë mbeti Hamide Magashi, ndërsa autori i dyshuar është Sokol Halili. Klan Kosova ka rënë në kontakt me një dëshmitare e cila i ka dëgjuar fjalët e fundit të viktimës para se ajo të vritej.

“Po, më duket se ka qenë shtatzënë sepse ka bërtitur: ‘pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte’”.

Autori e kishte mbajtur peng për 6 muaj/ Burri vrau gruan shtatzënë në maternitet, del foto e çiftit kosovar!

“Ai veç e ka nxjerrë pistoletën prej xhepit dhe e ka qëlluar dy herë”, ka shtuar dëshmitarja.

Menjëherë pas raportimeve për vrasjen e gruas shtatzënë, Klan Kosova e ka kontaktuar Policinë e Kosovës e cila ia ka konfirmuar vrasjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit