Policia e Durrësit gjatë kontrolleve të kryera nëpër lokale ka arrestuar pronarin 59-vjeçar me inicialet A. I., i cili organizonte lojëra fati brenda lokalit.
Ata gjithashtu arrestuan edhe bashkëpunëtorin e pronarit, një 60-vjeçar me inicialet A. C.
Policia i kapi të arrestuarit në flagrancë teksa po vinin baste sportive me anë të një laptopi dhe telefonave.
Gjatë operacionit policor u sekuestruan 1 laptop dhe 2 telefona.
Gjithashtu u sekuestrua edhe një shumë parash të cilat mendohet se janë përfituar nga bastet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.