-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arben Taravari shpall nesër kandidaturën për kryetar të Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Kryesoret

Arben Taravari nesër pritet të shpallë kandidaturën e tij për kryetar të partisë Aleanca për Shqiptarët. Lajmin e bëjnë të ditur burime për Gazeta Lajm, të cilat theksojnë se strukturat partiake tashmë kanë mbledhur nënshkrimet për mbështetjen e kandidimit të tij, ndërsa Taravari gëzon përkrahjen e të gjitha degëve dhe anëtarësisë së gjerë si dhe të eksponentëve të lartë të partisë, konfirmojnë nga ASH.

“Ju informojmë se nesër (e premte) 02.12.2022, në ora 14:00, u.d. Kryetari, z. Arben Taravari, do të dorëzojë kandidaturën për Kryetar i Aleancës për Shqiptarët, të shoqëruar nga nënshkrimet e anëtarëve, para Komisionit në zyrat qendrore të partisë në Tetovë. Pas dorëzimit të kandidaturës do të ketë deklaratë për media”, thuhet ne njoftimin zyrtar të ASH-së.

Taravari dhe deri në këtë moment është kandidati i vetëm për këtë pozitë brenda partisë, teksa Kongresi i Aleancës për Shqiptarët është caktuar të mbahet më 17 dhjetor dhe vjen pas dorëheqjes së parevokueshme të ish-kryetarit Ziadin Sela.

Kujtojmë se Taravari bashkë me Ziadin Selën formuan Lëvizjen për Reforma, që më pas u emërua si Aleanca për Shqiptarët. Ai përveç ushtrimit të funksionit të sekretarit të Përgjithshëm të ASH-së për një kohë ishte edhe nënkryetar i kësaj partie, dhe është një nga figurat më me autoritet dhe ndikim në këtë parti, si dhe bashkpuntor i ngushte i ish-kryetarit Ziadin Sela.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit