Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot nga ambientet e jashtme të parlamentit se fadromat te resorti i biznesmenit Irfan Hysenbelliu, i çoi Edi Rama me urdhër personal për shkak të hakmarrjes ndaj vijës editoriale.
“Denoncoj hakmarrjen primitive, të turpshme, anti-ligjore të Edi Ramës ndaj pronave të biznesmenit Irfan Hysenbelliu, që është njëkohësisht pronar mediash. Kjo që shihni aty nuk ka asnjë lidhje veç hakmarrjen e egër.
Unë kam këtu, shkresën në të cilën, IKMT në 2017 merr përgjigje se resorti po ndërtohet mbi bazën e një vendimi të Këshillit të Ministrave, pra që ka leje. Një njeri i shfazuar” tha ai.
Kryetari i PD-së u shpreh i vendosur për protestën e 6 Dhjetorit, ditë kur në Tiranë do të zhvillohet samiti i BE-së. “Gjithcka është në dorë të protestuesve dhe organizatorëve. Ne bulevardin nuk e lëshojmë. Protesta e 6 Dhjetorit do të jetë madhështore” tha ai.