Organizata “Iran Human Rights” ka zbuluar se 27-vjeçari, Mehran Samak është vrarë nga forcat e armatosura teksa po festonte humbjen e kombëtares së Iranit kundër Shteteve të Bashkuara.
Humbja e Iranit të martën e kaluar në Doha nga “armiku i betuar” dhe përjashtimi nga pjesa tjetër e Kupës së Botës shkaktoi skena gëzimi dhe dëshpërimi tek iranianët.
I riu u shënjestrua dhe u qëllua në kokë nga forcat e sigurisë menjëherë pas humbjes së kombëtares me Amerikën.
Një tjetër Organizate Joqeveritare, Qendra për të Drejtat e Njeriut në Iran, pohoi gjithashtu se i riu u vra nga forcat e sigurisë teksa merrte pjesë në festime.
Sipas BBC, varrimi i të ndjerit është bërë në Bandar Anjali në prani të forcave të forta të sigurisë.
Në një video të publikuar nga varrimi i 27-vjeçarit duket turma e mbledhur e cila dëgjohet duke brohoritur “Vdekje diktatorit”.
Slogan ky i cili i drejtohet liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.
Të paktën 448 persona, mes të cilëve 60 fëmijë nën moshën 18 vjeç, kanë humbur jetën nga forcat e sigurisë.
November 30 – Bandar-e Anzali, northern #Iran
Locals gathered for the funeral of Mehran Samak, killed last night by the regime's security forces, began chanting "Death to the dictator!" among other anti-regime slogans.#IranRevolution
#مهران_سماک pic.twitter.com/9zsLprC1MI— farshid (@alifarshid2022) December 1, 2022