Rikthehen në fushë skuadrat e grupit F dhe grupit E në Kupën e Botës.
Spektakli i futbollit do të nisë në orën 16:00 me ndeshjes mes Kroacisë dhe Belgjikës.
Ndeshja do të mbahet në stadiumin “Ahmand bin Ali”.
Kroacia ndodhet e para e renditur me 4 pikë ndërsa Belgjika ka fituar 3 pikë.
Po në orën 16:00 në fushën e stadiumit “Al Thumama” do të zbarkojë Maroku kundër Kanadasë.
Maroku renditet i dyti me 4 pikë në renditjen e grupit F.
Ndërkohë Kanadaja renditet e fundit me 0 pikë pa mundur të fitojë asnjë ndeshje brenda grupit.
Ndeshjet e grupit E do të startojnë në orën 20:00.
Në stadiumin “Khalifa International” do të përballen Spanja me Japoninë.
Të dy skuadrat renditen në vend të parë dhe të dytë në grup me 1 pikë diferencë.
Përkatësisht Spanja renditet e para me 4 pikë dhe Japonia me 3 pikë.
Njëkohësisht do të luhet ndeshja mes Kosta Rikës dhe Gjermanisë.
Ndeshje e cila do të luhet në stadiumin “Al Bayt” .
Gjermania renditet e fundit në grupin E me 1 pikë ndërsa Kosta Rika ka grumbulluar 3 pikë.
Ndeshja e sotme do të jetë vendimtare për Gjermaninë nëse do të jetë pjesë e turneut në fazën e të 16-ve apo do të largohet nga grupi para kohe.