-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermania sheh “dritë jeshile” kundër Kosta Rikës, shpresa për kalim në fazën tjetër?

Kryesoret

Rikthehen në fushë skuadrat e grupit F dhe grupit E në Kupën e Botës.

Spektakli i futbollit do të nisë në orën 16:00 me ndeshjes mes Kroacisë dhe Belgjikës.

Ndeshja do të mbahet në stadiumin “Ahmand bin Ali”.

Kroacia ndodhet e para e renditur me 4 pikë ndërsa Belgjika ka fituar 3 pikë.

Po në orën 16:00 në fushën e stadiumit “Al Thumama” do të zbarkojë Maroku kundër Kanadasë.

Maroku renditet i dyti me 4 pikë në renditjen e grupit F.

Ndërkohë Kanadaja renditet e fundit me 0 pikë pa mundur të fitojë asnjë ndeshje brenda grupit.

Ndeshjet e grupit E do të startojnë në orën 20:00.

Në stadiumin “Khalifa International” do të përballen Spanja me Japoninë.

Të dy skuadrat renditen në vend të parë dhe të dytë në grup me 1 pikë diferencë.

Përkatësisht Spanja renditet e para me 4 pikë dhe Japonia me 3 pikë.

Njëkohësisht do të luhet ndeshja mes  Kosta Rikës dhe Gjermanisë.

Ndeshje e cila do të luhet në stadiumin “Al Bayt” .

Gjermania renditet e fundit në grupin E  me 1 pikë ndërsa Kosta Rika ka grumbulluar 3 pikë.

Ndeshja e sotme do të jetë vendimtare për Gjermaninë nëse do të jetë pjesë e turneut në fazën e të 16-ve apo do të largohet nga grupi para kohe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit