-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pink bën blerjen e pazakontë, 5000 dollarë për një vepër të pikturuar nga majmunët

Kryesoret

Këngëtarja amerikane, Pink së fundmi ka një blerje speciale duke shpenzuar 5000 dollarë për një pikturë të artit abstrakt, e cila është krijim i shimpanzeve.

Vepra që tashmë i përket yllit 43-vjeçar quhet “Art by Patty & Kramer”, emër i cili u mor nga 2 shimpanzetë të cilat realizuan pikturën.

Është e zakonshme që të famshmit të shpenzojnë shumë para për vepra arti dhe në veçanti për piktura të rralla .

Por blerja më e fundit e Pink ka sjellë diskutime në mediat e huaja.

Ylli i popit gjeti pikturën e saj të re në ekspozitën e parë të artit të shimpanzeve në Qendrën Simfonike të Botës së Re e cila u mbajt në Miami Beach .

Sipas një raporti të Page Six, organizatori i ekspozitës theksoi se Pink ishte e entuziazmuar kur mësoi se shimpanzetë e shohin pikturën si njerëzit.

Në fund ajo bëri zgjedhjen e saj duke shpenzuar 5000 dollarë për veprën që i tërhoqi më shumë vëmendje.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit