-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrjeti “Sky Ecc” zbulon dy shtëpi torturash çnjerëzore në Beograd dhe Holandë!

Kryesoret

Fakte, prova dhe detaje tronditëse, në kufijtë e të pabesueshmes janë zbuluar nga ekspertët e Europol në rrjetin në të cilin komunikojnë trafikantët ndërkombëtarë të drogës.

Veç të tjerave, në mes të mesazheve të panumërta ata kanë zbuluar edhe dy ambiente torturash, vrasjesh e masakrimesh të rivalëve apo punëtorëve të tyre, ku sipas AFP-së gjenden në Beograd dhe Holandë.

Aplikacioni që u zbulua një vit më parë tashmë iu ka dhënë prokurorëve të Francës, Belgjikës dhe Holandës një nga panoramat më tronditëse të sundimit të karteleve të kokainës në Evropë, duke tejkaluar edhe krimet e Kolumbisë dhe të vendeve latine.

Ekspertët kanë treguar se në fakt, gjuha e dytë më për përdorur në komunikimet mes trafikantëve në të gjithë botën, është gjuha shqipe.

SHKRIMI I AFP-SË

“Sky ECC” ishte një aplikacion i sigurt mesazhesh dikur, i vlerësuar nga baronët e krimit të drogës. Por, pasi u godit nga hetuesit në vitin 2021, ka zbuluar mjaft detaje nga këto organizata.

Policia nga Belgjika, Franca dhe Holanda tani po shqyrton një gamë të madhe mesazhesh të dërguara brenda bandave të fshehta të kontrabandës së drogës duke nisur dhe një sërë arrestimesh.

Pas anglishtes, gjuha më e zakonshme e përdorur në “Sky ECC” ishte shqipja, zbuluan hetuesit. Vitin e kaluar, policia belge, duke gjurmuar atë që tashmë konsiderohej si një operacion i madh kontrabande droge në portin e Detit të Veriut, Antverp, vuri re një aktivitet të përqendruar në këtë aplikacion.

Më shumë se 48 persona u arrestuan në një seri bastisjesh më 9 mars 2021 dhe u kontrolluan 200 ambiente, pjesërisht falë provave në mesazhet e nxjerra nga të dhënat e “Sky ECC”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit