Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot se biznesmeni Amant Josifi, që kërkohet nga drejtësia spanjolle ka qenë këshilltar i ministres Olta Xhaçka dhe lidhje e ngushtë me familjen e saj.
“Së fundmi, unë këtu kam dalë disa herë para jush, kam dalë disa herë për vjedhjen e 2.2 miliardë eurove nga rrjeti i Amant Josifit. 2.2 miliardë nga ortaku i Edi Ramës. Me dokumente. Edi Rama ka qenë ortak me Amant Josifin.
Amant Josifi, i mbuluar politikisht nga Edi Rama dhe Olta Xhaçka, se ka qenë këshilltar i saj. Në të gjithë mafiozitetet e tij, Amanti ka pasur notere Natasha Xhaçkën, mamanë e ministres.
Truri i kësaj vjedhje të madhe është Olsi Rama, bashkëshorti i Olta Xhaçkës dhe jo më pak, Pranvera Strakosha.
Natasha dhe Pranvera, që ta dini ju, kanë qenë në ndjekje penale për adaptime, mafie e adaptimit të fëmijëve. Por strumbullar është qeveria në këtë aferë” tha ai.
LIVE-Berisha: E njoftoi Rama, Amant Josifi u arratis në Dubai









