Pak ditë më parë në një rrëfim, xhaxhai i Ervis Martinajt, Faik Martinaj deklaroi se nipi i tij është vrarë dhe kufoma i është zhdukur.
Çfarë po bëhet me Ervis Martinajn? Drejtori i policisë: Jemi në rrugë të mbarë
Ai tha se vrasja e tij është me motive politike duke akuzuar direkt Edi Ramën. Gjatë intervistës ai nxori edhe një pistë të re që lidhet me pronat në bregdetin e jugut.
“Kanë interesa nga bregdeti i jugut, sponsorizues. Edi Rama është organizatori i zhdukjes. Bandat e Ramës që kanë zaptuar bregdetin e jugut. Janë oligarkët që kanë zaptuar bregdetin e jugut.
Këtë edhe budallai e merr vesh. Edi Rama i tha në fushatë që targën e makinës ta dimë. Edhe në vrimë të miut po u fut, ne do të gjejmë i tha, edhe sikur deklaroi e bëri.
Ky qafiri, Edi Rama e bëri” tha ai duke ngritur dyshime se zhdukja mund të jetë bërë pas konflikteve për pronat në jug.
Nuredin Dumani deklaroi se Ervis Martinaj i kishte ofruar 500 mijë euro për të vrarë Endrit Doklen, që ka pak kohë që doli nga burgu. Por xhaxhai edhe këtë e shikon skenar nga lart.
“Deklarata e Dumanit nxitën këto pasoja, Dumani prokuror, Dumani i penduar. Si kujtoni se nuk kanë lidhje me Doklet, kush i ka nxjerrë nga burgu i përjetshëm? Krejt iniciatori është Edi Rama” tha ai.
Edhe për masakrën e Fushë Krujës ku iu vrau nipi tjetër Brilant Martianjt me dy shokët, ai ka të njëjtën emër për të akuzuar. “Janë të gjitha bandat e Edi Ramës. Ideatori dhe organizatori është Edi Rama” tha ai.