I vendosur. Sali Berisha përsëriti sërish sot se në 6 Dhjetor protesta do të bëhet edhe pse nuk ka leje nga policia dhe bashkia.
Ai tha se imazhin e vendit nuk e dëmtojnë protestat, por keqqeverisja, laboratorët e drogës dhe vjedhja e qeverisë Rama.
“Asnjë e keqe nuk do të ndodhë nga protesta. Vetëm të mira. Vetëdijësim, presion, kërkim llogarie, demonstrim se guxojmë si njerëz të lirë.
Të këqijat ndodhin kur njerëzit nuk reagojnë dhe mërmërisin dhe heshtin. Në 6 dhjetor në Tiranë zhvillohet samiti i vendeve anëtare të BE-së me vendet e Ballkanit.
Protesta në samite dhe takime ndërkombëtare, veçse në vendet diktatoriale janë gjëja më normale, thuajse “ligj” në vendet e lira.
Kudo që ka takime të liderëve ka protesta, që qytetarët duan të dëgjohet zëri i tyre, kanë kaluar edhe në mosbindje civile.
Europianët i qëllojnë politikanët me vezë apo miell kur ka samite, veçse në Moskë dhe Korenë e Veriut” tha ai.