Policia ka treguar se Bulevardi Dëshmorët e Kombit do të jetë i bllokuar dhe se Berisha duhet të ndryshoi vend për protestën.
Gjatë takimit me banorët e njësisë 7 në Tiranë, kreu i PD-së është shprehur se nuk do të tërhiqet nga protesta në ditën e samit të BE-së.
“Ne dalim në shesh sepse nuk përfaqësohemi nga ai që ulet me presidentë e kryeministria të BE-së. Pavarësisht se strategjia ka përcaktuar Tiranën si qytetin e këtij samiti, nderi i Shqipërisë, i Tiranës, i yni, dinjiteti ynë kërkon që ne në datën 6 ora 12:00 të jemi në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.
A nuk është Europa dhe bota që thotë se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë. Nuk po e themi ne, por po e thonë institucionet e besimit të mirë Europiane dhe botërore.
Atëherë çfarë do të bëjmë ne që kemi mysafir dinjitarët më të lartë të Europës; do të jemi në shesh për të ju thënë se i korruptuar është Edi Rama me qeverinë e tij dhe ne jemi antikorrupsioni shqiptar,” është shprehur ai.