-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia e Kosovës arreston një serb të dyshuar për krime lufte

Kryesoret

Policia e Kosovës e ka arrestuar të enjten një serb të Kosovës me inicialet G.M., nën dyshimet për përfshirje në veprën penale “krime kundër popullsisë civile”.

Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se ekzistojnë informacione se i dyshuari ka qenë pjesëmarrës në këto krime, konkretisht në masakrën e Dubravës në maj të vitit 1999.

Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe njihet nga mbi 100 vende të botës.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e saj dhe në Kushtetutë vazhdon ta konsiderojë atë si pjesë të territorit të saj./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit