Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka denoncuar menaxhimin e ujit të pijshëm.
Braimllari u shpreh se Viti 2023, sipas raportit të qeverisë Rilindase do të ofronte mesatarisht 21 orë ujë në ditë për të gjithë qytetarët. Ndërkaq në Strategjine 2022-2030, objektiv ulet në 16 orë, ose 5 orë më pak.
Jemi në këtë komunikim me publikun për të denoncuar për të disatën herë mungesën e menaxhimit të furnizimit më ujë të pijshëm të qytetarëve shqiptarë.
Megjithë investimet e propaganduara nga qeveria, sërish uji i pijshëm është dhe do të jetë një problem serioz për qytetarët deri në vitin 2030.
Ky fakt, pranohet dhe evidentohet nga vetë qeveria në Raportin për Strategjinë Kombëtare të Furnizimit me ujë të pijshëm nga viti 2022-2030.
Raporti, jo vetëm që pranon që furnizimi me ujë të pijshëm do të jetë problem, por gjithashtu ka ulur dhe objektivat e vëna në strategjinë e mëparshme për furnizimin me ujë të pijshëm.
Viti 2023, sipas raportit të qeverisë Rilindase do të ofronte mesatarisht 21 orë ujë në ditë për të gjithë qytetarët. Ndërkaq në Strategjine 2022-2030, objektiv ulet në 16 orë, ose 5 orë më pak. Ky dështim i qeverisë i pranuar në dokumente por ende jo publikisht vjen pas investimeve qindara milionë euro dhe premtimeve për 24 orë ujë.
Shembulli më i qartë, më evident me zë dhe me figurë është bashkia e tiranës dhe kryetari i saj, Erion Veliaj.
Erion Veliaj, para 5 vitesh premtonte publikisht, se me rritjen prej 20% të ccmimit të ujit do të ofronte ujë 24 orë për qytetarët e Tiranës.