-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Të burgosurit politikë në Bjellorusi janë në gjendje shumë të rëndë’

Kryesoret

Shoqata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (IGFM) tha të premten se gjendja e të burgosurve politikë në Bjellorusi është shumë e rëndë.

Kjo shoqatë kërkoi që mjekë të pavarur ta vizitojnë anëtaren e burgosur të opozitës, Maria Kolesnikova. Opozitarja 40-vjeçare, një nga emrat më të njohur të opozitës bjelloruse, është dënuar me 11 vjet burgim në shtator të vitit 2021.

Sipas IGFM-së, në Bjellorusi janë aktualisht rreth 1.400 të burgosur politikë. Selia e kësaj shoqate, e cila është e vendosur në qytetin gjerman, Frankfurtit, i bëri thirrje ministrisë së Jashtme gjermane për të mbështetur kërkesën e tyre për vizitë tek Kolesnikova.

Përveç kësaj, ata kërkuan që babai dhe avokati i saj të lejoheshin ta vizitonin atë. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, shkroi në Twitter se regjimi në Minsk duhet të garantojë shëndetin e opozitares bjelloruse dhe ta lirojë atë.

Kolesnikova ishte një ndër drejtueset e protestave mbarëkombëtare kundër zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale të vitit 2020, në të cilat presidenti Alexander Lukashenka e shpalli veten fitues.

Udhëheqësja e opozitës bjelloruse, e cila u detyrua të largohej nga vendi, Svyatlana Tsikhanouskaya, tha në shtator se Rusia nuk e sheh as Bjellorusinë e as Ukrainën si shtete të pavarura dhe sovrane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit