Dy persona të moshës 25 dhe 45 vjeç kanë humbur jetën pas rënies së një kamioni në një shkëmb rreth 100 metra të thellë në Greqi.
Aksidenti ka ndodhur në zonën e Asprogerakës, Kefalonia, kamioni me vinç i ngarkuar me blloqe çimentoje ka dalë nga rruga dhe ka rënë në shkëmb.
Sipas raportimeve rruga rreth 3 metra e gjerë ishte me baltë, pasi në ishull binte shi dy ditët e fundit.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë persona të policisë, EKAV dhe zjarrfikësve.
Sipas informacioneve, të dy personat fatkeq janë hedhur nga kamioni para se kamioni të binte nga shkëmbi.
Veprim ky i cili nuk i shpëtoi dot pasi të dy ndërruan jetë.
Për shkak të vendndodhjes së vështirë dhe pjerrësisë së madhe të tokës, është pothuajse e pamundur të nxirret kamioni, i cili është 100 metra poshtë rrugës.
Megjithatë, po hetohet për shkaqet e aksidentit.