Drejtori i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku deklaroi sot se hetimet janë në rrugë të mbarë për fatin e Ervis Martinajt.
Ai nuk dha detaje nëse kanë indicie që biznesmeni i basteve është gjallë apo e kanë vrarë, por theksoi vetëm që “jemi në rrugë të mbarë”.
“Unë po ju respektoj, por sot jemi për një tjetër cështje më madhore. Dhe pyetjet tuaja kanë rëndësi, por do u përgjigjem shkurt.
Absolutisht policia është në rrugë të mbarë për hetimin e rastit që ju i referoheni. Rama kërkoi zgjidhjen e rastit. Mendoj se jemi në rrugën e mbarë për ta zgjidhur rastin” deklaroi ai.
Tre muaj më parë kryeministri Edi Rama i kërkoi një përgjigje të shpejtë drejtorit të ri në lidhje me fatin e zhdukjes së Ervis Martianjt, por ende nuk e ka një përgjigje.