-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Grindeshin shpesh”/ Flasin fqinjët e të riut shqiptar që vrau të dashurën në Greqi

Kryesoret

Fqinjët e 25-vjeçarit shqiptar, Qamil Taja i cili vrau të dashurën e tij 19-vjeçare Krisjana Brakaj kanë rrëfyer për mediat greke se ata kishin shpesh debate dhe grindje.

Një fqinj i tyre ka rrëfyer për Protothema një sherr të ashpër mes çiftit shqiptar të ndodhur vetëm një javë më parë.

Dalin fotot, ky është shqiptari që vrau të dashurën në Greqi

“Një javë më parë dëgjova përleshje. Mund të dëgjoja të bërtitura dhe zënka të forta. Vajza ishte disi më e mbledhur. Ai ishte më i zhurmshëm, më aktiv. Zënka e fundit ishte e ashpër. Më së shumti dëgjoja zërin e gruas”, thotë fqinji i çiftit, i cili edhe pse ishte në shtëpi nuk e dëgjoi të shtënën fatale.

Fqinjët janë shprehur se megjithëse i dëgjonin shpesh grindjet e çiftit, por kanë menduar se do të përfundonin në vrasje.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, kur të dy ishin kthyer nga puna. Pas vrasjes, autori shkoi vetë në polici dhe rrëfeu krimin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit