-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jo Kurti! Brukseli fton Osmanin në Samitin e Tiranës

Kryesoret

Përfaqësuesi i Zyrës së BE-se në Prishtinë, Tomas Szunyog ka takuar sot Vjosa Osmanin ku kanë diskutuar lidhur me Samitin e ardhshëm BE-Ballkan Perëndimor që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra për Media e Presidencës, që njoftoi se në takim u vlerësua fakti që për herë të parë, ky Samit do të mbahet pikërisht në Ballkanin Perëndimor, “duke konfirmuar gatishmërinë e vendeve të BE-së për një angazhim më të madh drejt bashkëpunimit dhe partneritetit me vendet e rajonit”.

Osmani dhe shefi i zyrës së BE-së kanë diskutuar gjithashtu edhe për deklaratën, e cila pritet të miratohet nga pjesëmarrësit në Samit.

Gjatë këtij takimi, Szunyuog i ka dorëzuar Osmanit edhe kopjen fizike të ftesës nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Me këtë rast, Ambasadori Szunyog dorëzoi kopjen fizike të ftesës nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel për Presidenten Osmani, e cila do ta përfaqësoj Kosovën në Samitin BE – Ballkani Perëndimor”, thuhet në komunikatë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit