Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku i kërkoi sot Sali Berishës që të vendosë arsyen përpara emocioneve dhe të heqë dorë nga paralajmërimi për të protestuar përballë Kryeministrisë në datë 6 Dhjetor.
Po nëse ndodh e kundërta? Drejtori u shpreh se policia është e përgatitur për cdo rast.
Bledi Çuçi i prerë me Berishën: Nuk do lejohesh në zonën e kuqe
“Sigurimi i 32 delegacioneve na imponon të vendosim sigurinë kombëtare mbi dëshirën gjeografike për të protestuar. Protesta të bëhet jashtë perimetrit të sigurisë.
Perimetri i sigurisë nga ora 14:00 e datës 5 deri dhe 6 Dhjetorin në Tiranë
Ne kemi besimin se arsyeja do të fitojë mbi emocionet e kujtdo dhe jemi të përgatitur mbi çdo rast nëse ndodh e kundërta. Perimetri është vija e kuqe” tha ai.
Samit dhe protestë! Plani i masave; Blindohet Rinasi, Tirana paralizohet dy ditë