Qamil Taja 24-vjeçari shqiptar që vrau të dashurën e tij 19-vjeçaren Kristjana Brakaj, para se të kryente krimin e rëndë ka bërë një status në rrjete sociale. Në profilin e tij Facebook, ai ka shkruar:
“Kisha një dobësi, dashurova”.
Ngjarja e rëndë tronditi mbarë opinionin publik. 24-vjeçari gjithashtu ka treguar se ishte shumë xheloz, ndërsa më herët mediat greke kanë publikuar dëshmi të fqinjëve , të cilët kanë treguar se mes çiftit kishte sherre të mëdha.
FOTO/ Kjo është Krisjana, 19-vjeçarja që u vra me dy plumba në kokë nga i dashuri shqiptar në Greqi
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi të dy ishin kthyer nga punët e tyre. Vajza punonte në një lokal nate në Kallithea ndërsa 25 vjeçari në një lokal në Troubë.
Siç ka rrëfyer vetë 25-vjeçari në polici, ai ka qenë xheloz dhe nën efektin e kokainës, ka nxjerrë pistoletën që ua kishte marrë një vit më parë disa rumunëve dhe e ka qëlluar dy herë në kokë.