Një video e xhiruar në Vjenë është bërë virale në rrjetet sociale dhe nxjerr në pah edhe një herë sjelljet barbare të serbëve që me thirrje raciste dhe ksenofobike sulmojnë shqiptarët pas humbjes së Serbisë kundër Zvicrës.
“Vriti, theri që shqiptari të mos ekzistojë”, këndojnë në rrugët e Vjenës një grup tifozësh serbë pas humbjes me Zvicrën.
E qartë referenca e tyre pas ngjarjeve të Dohas ku për të dytin edicion rresht, shqiptarët largojnë nga botërori Kombëtaren e Serbisë.
"Kill, slaughter, so that Albanians [slur] don't exist."
Serbian chauvinists marching through the streets of Vienna, following Serbia's defeat by Switzerland.pic.twitter.com/oSOxzAR1XI
— Admirim (@admirim) December 3, 2022